-
1991
Viti i themelimit
Ky vit shënoi themelet e një ndërmarrje tregtare shërbyese, e cila për një kohë shumë të shkurtër me punë dhe përkushtim filloi me prodhimin e kubëzave të betoni, elementeve të betonit dhe gurëthyesit.
Kështu duke arritur me profesionalizëm t'i sjell tregut prodhime të cilësisë së parë, duke ofruar siguri në tërë gamën e gjerë prodhuese.
Falë profesionalizmit të treguar, Gërlica Company bëri që të shtohet interesi i shumë investitorëve të jashtëm dhe vendor, duke ju hapur kështu dyert për projekte të mëdha infrastrukturore.
-
2000
Viti i themelimit të fabrikës
Sukseset në veprimtarinë e gjerë prodhuese në vitet e '91-ta, bënë zgjerimin e programit prodhues dhe shërbyes në një nivel akoma më profesional.
Ky vit shënoi edhe fillimin e punës së fabrikës Gërlica, me seli në Babush të qytetit të Ferizajt. Kështu duke e rritur akoma më shumë nivelin prodhues, krahas edhe kërkesave të tregut për prodhimet cilësore me standardet ndërkombëtare.
Prodhimtaria përfshinte gamën e gjerë prodhuese të: kubëzave të betonit, elementeve të betonit, gurëthyesit. Në po këtë vit poashtu Gërlica filloi ta zgjeroj veprimtarinë edhe në ndërtimet e rrugëve, kryesishte në ndërtimet e ulëta.
-
2013
Viti i zgjerimit të prodhimtarisë
Gërlica falë punës së treguar ndër vite, arriti të pozicionohet në vetëdijen e shumë klientëve të cilët besuan punën për implementimin e projekteve të ndryshme, si dhe blerjen e prodhimeve të standardeve ISO 9001.
Ky vit zgjeroi akoma më shumë prodhimtarinë prodhuese të: tubave të plastikës të brinjëzuar, prodhimin e tubave për ujëra të zeza, si dhe prodhimin e tubave të ujësjellësit.
Zgjerimi i prodhimtarisë solli edhe kërkesë të madhe të projekteve ndërtuese të ujësjellësit, dhe kanalizimit. Kështu duke e bërë Gërlicën të jetë lider në ndërtim dhe prodhim.
Projekte të shumta me sukses u realizuan për kuvendet komunale të: Ferizajt, Prishtinës, Kaçanikut, Hanit të Elezit, Podujevës; ministrinë e infrastrukturës, KFOR-it, e shumë të tjera.
MISIONI
Të prodhojmë prodhime kualitative dhe më të sigurta në treg.
VIZIONI
Të zgjerojmë veprimtarinë tonë prodhuese me shumë produkte të tjera.
QËLLIMI
Të finalizojmë projektet në kohë dhe me sukses.